RajoniTop Lajme

Kryeministri Edi Rama vizitë në Arabinë Saudite, pritet nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.