RajoniTop Lajme

Osmani në Riad, takon Princin e Kurorës: Kosova dhe Jordania me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Riad zhvilloi takim me princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.

Postimi i plotë:
Në Riad, zhvillova një takim shumë të frytshëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.
Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Gjatë takimit, konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT).

Postimi:

Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.
Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral.