KSHZ: Dalja në votime deri në ora 09:00 është 2.8%
Sipas KSHZ-së, deri në orën 09:00 kanë votuar 2.88 për qind ose 22,379 qytetarë.
“Jehona e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 9:00 është 2.88%, gjegjësisht gjithsejtë kanë votuar 22.379 votues. Të dhënat janë në bazë të të dhënave të përpunuara nga 76% e vendvotimeve”, deklaroi Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.
KSHZ nuk ka raportuar për ndonjë problem gjatë procesit të votimit, ndërkohë njoftuan për secilën komunë për numrin e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

