MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë

Shpërndaje

Kandidati i VLEN në Tetovë, Bilall Kasami, ka shpallur fitoren në garën e balotazhit për këtë komunë.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar qytetarët që ia dhanë edhe një mandat tjetër.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 116 nga 117 vendvotime për Tetovë.

Bilall Kasami nga VLEN ka fituar 21 mijë e katër vota ose 53.75 për qind kundrejt kandidatit tjetër shqiptar Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 15 mijë e 958 vota ose 40.84 për qind.