KSHZ numëron 100% të votave: Në Dibër fiton Fisnik Mela nga VLEN
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e 100% të votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.
Sipas rezultateve përfundimtare, Fisnik Mela nga Koalicioni Vlen ka dalë fitues me 4.362 vota, ose 52,46% të votave, duke mposhtur kandidatin e pavarur Ramadan Imeri, i cili ka marrë 3.671 vota, ose 44,15%.
Garë e zhvilluar me intensitet të lartë, ku dy kandidatët kryesorë kishin mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, përfundoi me një diferencë të qartë, por ende të konsiderueshme mes tyre.

