Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon vdekjen e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë
Një rast tragjik raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tetovë.
Sipas raportimeve, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila dyshohet të ketë qenë studente në Tetovë, është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00. Dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.
Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe Prokurori Publik, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
https://www.facebook.com/share/p/19u5TeDkt8/?mibextid=Nif5oz

