Kasami mori mandatin e dytë: Do të vazhdojë t’i realizojë projektet e nisura
Bilall Kasami sot edhe zyrtarisht mori mandatin si kryetar i komunës së Tetovës, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor.
Postimi nga KASAMI:
Sot zyrtarisht mora mandatin për të udhëhequr me Komunën e Tetovës në katër vitet e ardhshme.
Është nder dhe privilegj i madh të jem në shërbim të qytetarëve tanë, të cilëve u jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen.
Tetova jonë ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe tani është koha që këtë ta vazhdojmë edhe në Kapitullin e Dytë.
Ftoj të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Tetovën tonë.

