Zv.Kryeministri Arben Fetai priti në takim ambasadorin zviceran Christoph Sommer: Thellim i partneritetit për reforma dhe integrim evropian
Zv.Kryeministri Arben Fetai u takua sot me ambasadorin e Zvicrës, Christoph Sommer, për ta uruar për detyrën e tij të re dhe për t’i dëshiruar sukses në mandatin diplomatik, njofton albazone media. Gjatë takimit u diskutua për rezultatet e zgjedhjeve dhe konfirmimin e legjitimitetit të qeverisë reformuese, si dhe për prioritetet e përbashkëta në vazhdimin e kursit evropian.
Fetai e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në fushat e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe fuqizimit të shoqërisë civile, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për përparimin institucional të vendit. Të dy palët u zotuan për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen, me synim rezultate konkrete për qytetarët.
Postimi nga FETAI:
Sot urova ambasadorin Christoph Sommer për detyrën e tij të re dhe i dëshirova sukses në këtë mandat, ku dikutuam për rezultatet e zgjedhjeve dhe konfirmimin e legjitimitetit të qeverisë sonë reformuese, si dhe prioritetet tona në vazhdimin e kursit evropian.
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në fusha kyçe si shteti i së drejtës, antikorrupsioni dhe fuqizimi i shoqërisë civile, mbështetje që ka qenë thelbësore për avancimin tonë institucional ku u zotuam edhe për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen, duke thelluar partneritetin tonë për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë.

