RajoniTop Lajme

Memli Krasniqi: Ditë e mirë për komunat tona dhe për Kosovën

Shpërndaje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas votimit: Ditë e mirë për komunat tona dhe për Kosovën. Një ditë që shënon përmbylljen me dinjitet të një procesi zgjedhor të rëndësishëm për demokracinë tonë lokale e nacionale.

Postimi nga Krasniqi:
Ditë e mirë për komunat tona dhe për Kosovën. Një ditë që shënon përmbylljen me dinjitet të një procesi zgjedhor të rëndësishëm për demokracinë tonë lokale e nacionale.
Sot, qytetarët e Kosovës le të japin edhe njëherë shembullin më të mirë të maturisë demokratike, duke e ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur me përgjegjësi, me shpresë dhe me besim në të ardhmen.
Ky është momenti kur i japim vendit tonë drejtim të qartë, komunave tona stabilitet dhe shoqërisë sonë shpresë për katër vitet e ardhshme. Dilni edhe votoni!