Kurti nga “Kodra e Trimave” u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga lagjja “Kodra e Trimave” të Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe të votojnë.Kurti, tha se edhe pak orë edhe përfundon procesi i votimit, andaj bëri thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Në këtë pasdite të mirë, secili nga ne, le ta shfrytëzojmë të drejtën tonë qytetare dhe të kontribuojmë për qytetin tonë”, tha ai përmes një videoja në Facebook.

