Kasami ndalohet nga Janevska – videoja që pushtoi rrjetet sociale (VIDEO)
Gjatë konferencës për shtyp në Tetovë, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, u ndërpre nga ministrja e Arsimit Janevska në momentin kur ai po përpiqej të përgjigjej para mediave. Ministrja e ndaloi duke i kërkuar të flasë më shkurt, me arsyetimin se nuk e kupton gjuhën shqipe.
Ky veprim ka ngjallur reagime në opinion për shkak pozitës së dobët që koalicioni VLEN ka brenda qeverisë aktuale, si dhe si kujtesë se Kasami u bë kryetar i Komunës së Tetovës me mbështetjen e votave të VMRO-DPMNE-së.

