MaqedoniTop Lajme

Mexhiti: Çairi, kryeqyteti i sportit dhe i kampionëve!

Shpërndaje

Në atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë, sot në Çair u hap Kampionati i Boksit të Maqedonisë, duke e shndërruar komunën në arenë të fuqisë dhe përkushtimit sportiv, njofton albazone media.

Kryetari Izet Mexhiti theksoi se Çairi është komunë e kampionëve dhe e rinisë që lufton për fitore, ndërsa ngjarja po promovon garën e ndershme, respektin dhe bashkimin përmes sportit.

Postimi nga MEXHITI:

Çairi u bë sot arena e fuqisë, përkushtimit dhe pasionit sportiv! Kampionati i Boksit, që bashkon sportistë nga e gjithë Maqedonia, nisi me energji të jashtëzakonshme në zemër të komunës sonë.
Çairi është komunë e sportit, e kampionëve dhe e rinisë që zhvillon garë dhe lufton për fitore.

Me organizim profesional, pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë mbresëlënëse, ky kampionat po e vendos Çairin në qendër të vëmendjes sportive kombëtare.

Ne jemi krenarë që mikpresim sportistë nga çdo qytet të vendit, në një ngjarje që promovon garën e ndershme, respektin dhe shpirtin e bashkimit përmes sportit.