RajoniTop Lajme

Dogana e Kosovës konfiskon 120 telefona, ora e kufje – kjo është vlera financiare

Shpërndaje

Sot, në Prishtinë, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare / Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.

Komunikata e plotë për media:

Prishtinë 12 nëntor 2025 Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare / Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.

Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.