MaqedoniTop Lajme

Mickoski me lajme të mira: 55.000 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

Shpërndaje

“Sot është shpallur thirrja publike dhe i ftoj të gjithë studentët të aplikojnë, mendoj se janë 55.000 në numër. Atë që premtojmë, e përmbushim – 15.300 denarë merr secili student për blerjen e një pajisjeje elektronike”, tha sot kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Kryeministri Mickoski theksoi se pritën që zgjedhjet të përfundonin zyrtarisht në mënyrë që të mund të shpallnin thirrjen për aplikime, për të cilën tha se do të zgjasë deri më 1 janar 2026.

“Nuk duam të bëjmë ashtu si shumë qeveri që vepronin në të kaluarën, ta bëjmë këtë para zgjedhjeve që të mos shihet si sjellje jo-etike nga ana e Qeverisë, prandaj pritëm që zgjedhjet të përfundojnë zyrtarisht me vendimin e KSHZ-së. Prandaj i ftoj studentët të aplikojnë në këtë thirrje publike, e cila është e hapur deri më 1 janar 2026,” deklaroi Mickoski.