RajoniTop Lajme

Qeveria Konjufca, apo zgjedhje? (LIVE)

Shpërndaje

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër, pasi kandidatura e Albin Kurtit nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në raundin paraprak.

Seanca po zhvillohet nën interes të lartë publik dhe politik, ndërsa deputetët pritet të deklarohen për propozimin e ri të shumicës parlamentare. Procesi i votimit do të përcaktojë nëse Konjufca do të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, apo nëse vendi mund të përballet me skenarë të tjerë kushtetues.

Kuvendi pritet të vazhdojë diskutimet para se të procedohet me votim.

Çka mund të ndodh me Qeverinë Konjufca?

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, i cili kishte 15 ditë kohë kushtetuese për të siguaurar numrin e nevojshëm për formimin e Qeverisë e ka shpenzuar këtë afat deri në ditën e fundit e që është e kjo e mërkurë, kur edhe është paraparë seanca për në orën 14:00.

Por, edhe pse presidentja Osmani kur e kishte mandatuar Konjufcen më 5 nëntor, duke shprehur pritshmëritë se Konjufca i ka gjasat ta formojë Qeverinë e re, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodh. Mandatari Konjufca ka arritur ta sigurojë vetëm një votë më shumë se shefi i tij, Albin Kurti, i cili në seancën e 26 tetorit i kishte siguruar 56. Pra, sipas zyrtarëve të LVV-së që i kanë thënë televizionit 21 mandatari Konjufca ka arriur t’i sigurojë 57 vota, por që janë të pamjaftueshme sepse i duhen 61. Vota e 57-të siç merr vesh RTV21 është e deputetit të komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i cili kishte abstenuar për Kurtin. Si rrjedhojë në mungesë të votave të nevojshme LVV-ja ka gjasa të mëdha të dështojë edhe në tentimin e dytë për formimin e Qeverisë.

Deputetët e LVV-së kanë thënë për rtv21 se shpresojnë në votën e deputetëve individualisht, sidomos të atyre të PDK-së dhe LDK-së. Por, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar partitë e ish-opozitës, referuar deklarimeve të deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës. Përveç, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në seancën për zgjedhjen e Qeverisë nuk do të marrin pjesë tre deputetët e Nismës Socialdemokrate. Nga ky subjekt politik i thanë RTV21 se nuk do të marrin pjesë në seancën për Qeverinë me arsyetimin se kryetari, Fatmir Limaj, ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të arritur një konsnesus për formimin e institucioneve, por siç thonë ka hasur në kundërshtime.

48 deputet e LVV-se dhe 9 deputetët e grupit multietnik për mandatarin Glauk Konjufca bëjnë 57 vota. Por, i duhen edhe 4 vota te tjera për te formuar një Qeveri të re, qoftë ajo edhe e perkohëshme deri ne zgjedhjen e presidentit.

RTV21 do ta transmetojë drejtpërdrejtë seancën e orës 14:00 për zgjedhjen e Qeverisë së re.