Osmani e shpall 28 dhjetorin datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe pas konsultimeve me udhëheqësit e partive politike, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur sot datën 28 dhjetor si ditën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, njofton albazone media.
Vendimi u bë i ditur gjatë një konference për media, ku presidentja theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo datë shënon fillimin e një periudhe të re politike, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Kosovës.
Data 28 dhjetor është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
Shpallja e kësaj date u bë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media.
Konferencë për media:

