Fetai takim me strukturat e Aleancës në Kërçovë
Për angazhimin dhe seriozitetin që treguan gjatë procesit zgjedhor, Arben Fetai ka nisur një ofensivë të gjerë falënderuese pas zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar veçanërisht strukturat e Aleancës për punën, mobilizimin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë fushatës. njofton albazone media.
Me një sërë takimesh dhe komunikimesh publike, ai po vlerëson kontributin e të gjithë atyre që ndihmuan në zhvillimin e një procesi të qetë dhe transparent.
Njoftimi nga FETAI:
Sonte në Kërçovë u takuam me strukturat e Aleancës, për t’i falënderuar për angazhimin dhe seriozitetin që treguan gjatë procesit zgjedhor. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që synuam, puna në terren ishte e ndershme, e organizuar dhe tregoi se Kërçova ka potencial të fortë për rritje.
Ky takim na shërbeu për reflektim të sinqertë dhe për të vendosur qasje më të koordinuar për hapat e ardhshëm.

