Qeveria ditën e martë do të emërojë ushtrues detyre në katër komunat ku nuk u arrit censusi më 19 tetor
Më 25 nëntor, të martën në seancë qeveritare do të vendoset për emrat e të besuarve të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen sërish zgjedhjet pasi më 19 tetor nuk u arrit censusi për daljen e një të tretës së votuesve në zgjedhje.
Ekzekutivi duhet të emërojë të besueshëm, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë, por edhe Mavrovë- Rostushë.
Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar për këto katër komuna mbaron më 11 dhjetor në mesnatë.
Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor.
Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori dhe zgjat deri më 9 janar në mesnatë.
Kujtojmë se në këto katër komuna nuk u arrit censusi më 19 tetor.
Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind ndërsa në Qendër Zhupë 21.49 përqind.

