Rama del nga Kryeministria, darkë zyrtare me Marta Kos (Video)
Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë është parë duke dalë nga ambientet e Kryeministrisë pasi ka qëndruar disa orë brenda këtij institucioni. Rama është parë duke u futur në mjetin e tij ndërsa mësohet se mbrëmjen e së enjtes ka një darkë me Komisioneren për zgjerimin, Marta Kos.
Kos ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit që do të zhvillohet të premten në pallatin e Brigadave. Në këtë samit do të marrin pjesë kryeministrat vendeve të Ballkanit. Samiti po organizohet lidhur me planin e rritjes ekonomike për 6 vendet e Ballkanit Perëndimore.

