Shqipëria mbulohet nga bora, Rama publikon pamje nga pastrimi i rrugëve në aksin Qafë Thore-Theth
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi rrugor Qafë Thore-Theth, i cili po mbulohet nga dëbora.
Rama shkruan se po vijon puna për pastrimin e dëborës në aksin rrugor, për të mos pasur probleme me qarkullimin.
“Puna në aksin rrugor Qafë Thore–Theth për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorë”, shkruan Rama krahas videos.

