MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Bekim Fetaji priti diplomatin e ambasadës së Shqipërisë në një t,akim pune

Shpërndaje

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në një takim pune z. Aldo Kelmenti, diplomat i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Takimi u realizua me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zgjerimin e mundësive të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe projekteve ndërkombëtare.

Gjatë bisedimit u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin e programeve të reja akademike, nxitjen e mobiliteteve studentore dhe pedagogjike, si dhe thellimin e partneriteteve mes Universitetit “Nënë Tereza” dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri. U vlerësua rëndësia e shkëmbimeve profesionale dhe kulturore si një mekanizëm i qëndrueshëm për rritjen e cilësisë arsimore dhe afirmimin e studimeve shqipe në rajon.

Në takim ishte e pranishme edhe Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu, e cila shoqëroi rektorin dhe kontribuoi në diskutimet lidhur me projektet akademike dhe iniciativat bashkëpunuese.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe për konkretizimin e nismave që synojnë avancimin e arsimit, shkencës ndërmjet të dy vendeve, duke hapur rrugë të reja për zhvillim të përbashkët institucional.