BotaTop Lajme

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, reagon Trump: Diçka e mirë do të ndodhë

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pak minuta më parë përmes një postimi në Truth Social lidhur me bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump shkruan se diçka e mirë është duke ndodhur.

“A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN”, shkruan Trump.

Të dielën në Gjenevë u zhvilluan diskutime mbi planin amerikan me 28 pika për Ukrainën. Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas thanë të dielën se kanë bërë përparim drejt përfundimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Bisedimet kishin për qëllim diskutimin e planit të paqes të Trump për Ukrainën, gjë që shkaktoi shqetësim midis shumë aleatëve evropianë të Uashingtonit, të cilët e konsideruan planin si shumë pajtues me Moskën.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio i cili udhëhoqi delegacionin amerikan tha se bisedimet ishin “shumë të vlefshme” dhe përbënin ditët më produktive në një “kohë shumë të gjatë”.