Murati: LDK në mungesë të kauzave të veta politike ka vendosur ta marrë peng kryeqytetin
Murati për transportin publik: Është i vet shkaktuar, në vështirësi janë edhe operuesit privat
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka thënë se problemi me transport është i vet shkaktuar duke shtuar se largimi nga pagesa i qytetarëve ka qenë vendim elektoral.
“Unë kam takuar sot edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe kam sqaruar se kemi dy probleme. Problemi i parë te transporti publik është i vet shkaktuar dhe do të ndodhte edhe po të kishte buxhet të miratuar pasi ka pasur vendime elektorale për të larguar nga pagesa shumica e qytetarëve dhe kësisoj barrën e ka marrë përsipër komuna në një kohë kur nuk ka pasur buxhet të miratuar. Kjo e ka rritur obligimin financiar në një situatë ku komuna nuk ka pasur buxhet. Problemi i dytë është edhe mosvotimi i buxhetit të komunës së Prishtinës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Murati ndër të tjera ka thënë se dëshmia më e mirë është që përveç Trafikut Urban janë në vështirësi edhe operuesit privat.
Teksa u shpreh se problemi i dytë është edhe mosvotimi i buxhetit, i cili sipas tij është miratuar me vonesë./21Media
Murati: LDK në mungesë të kauzave të veta politike ka vendosur ta marrë peng kryeqytetin
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati për transportin publik që është ndaluar në kryeqytet, ka hedhur akuza tek LDK duke iu thënë se në mungesë të kauzave të vërteta politike kanë vendosur të sabotojnë dhe të mbajnë peng kryeqytetin.
“LDK në mungesë të kauzave të vërteta politike ka vendosur me sabotu, të marrë peng komunën e Prishtinës, qytetarët dhe të bëjë betejën politike në kurriz të tyre”, deklaroi ai.
Murati për LDK-në tha se po tentojnë të shfrytëzojn në kurriz të qytetarëve.
“Besoj që nuk kanë kaluar as dy javë kur nga kryetari i tanishëm i Prishtinës dëgjonim se si do të transformohej Trafiku Urban dhe transporti publik në komunën e Prishtinës, ndërkaq tash dy javë më vonë nga transformimi kemi kaluar në bankrotim. Po shihet se si po shthurret kjo propagandë që ishte bërë dhe tash në mungesë të kauzave politike, kjo po keqpërdoret, madje po tentohet të shfrytëzohet në kurriz të qytetarëve, duke u mohuar atyre shërbimet të caktuara publike të fajësohet në këtë rast qeveria qëndrore apo Ministria e Financave”, tha ai./21Media
Murati thërret konferencë për media
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban sot konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 17:30 në ndërtesën e qeverisë, kurse nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj nuk dihet.
“Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për media.”, ka njoftuar ZKM.

