“Ndërrove jetë në krahët e mi! Nuk prite ta dëgjoje Roelin duke thirrur babi”, Selvije Jao prononcohet pas vdekjes së Shpat Kasapit
Pas vdekjes së Shpatat Kasapit, ka reaguar Selvije Jao, gruaja me të cilën këngëtari shqiptar ka një djalë, Roelin.
“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejtë tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di…Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke thirrur babi…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babai nuk është më. Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jetë në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, ka shkruar Selvije Jao.


