RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani uron Ditën e Forcës dhe nderon FSK-në

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në këtë ditë të shënuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përcjellë urimet e saj të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë sonë.

Ajo ka nderuar me respekt të thellë rolin jetik të FSK-së si garantuese e paqes, sigurisë dhe sovranitetit të vendit, si dhe ka përkujtuar me mirënjohje të përjetshme heronjtë dhe dëshmorët që ndërtuan themelet e forcës sonë ushtarake.

Postimi i plotë:

Gëzuar Dita e Forcës! Dita e Ushtrisë sonë!
Sot nderojmë Forcën tonë të Sigurisë, gardianët e paqes, mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve që ngritën themelet e Ushtrisë sonë!

Deklarimi për media i Presidentes Vjosa Osmani në Kazermën Adem Jashari për nder të Ditës së FSK-së