Shqipëria kremton 113-vjetorin e Pavarësisë
Nën tingujt e himnit kombëtar dhe krah njëri-tjetrit, krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe ata të Kosovës morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më pas Presidenti Bajram Begaj, ajo e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Rama, kryeparlamentari Niko Peleshi dhe kryebashkiakja e re e Vlorës në shenjë nderimi vendosën kurora me lule dhe u përkulën para memorialit.
Kryeministri Rama shpërndau më pas në rrjetet sociale edhe një mesazh për 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që sipas Ramës lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.
Por edhe ky vit e gjeti të ndarë politikën në festime.
Pas largimit të krerëve më të lartë të shtetit edhe demokratët zhvilluan homazhe në kremtim të 113-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë.

