RajoniTop Lajme

Osmani nga Vlora: Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë!

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nderon ditën kur në Vlorë u ngrit flamuri që bashkoi zemrat e gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Ajo thekson se sot, teksa ngremë përsëri flamurin kuqezi, kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin e përbashkët të kombit tonë—nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, nga Mitrovica në Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo që rreh zemra shqiptare. Flamuri kuqezi mbetet simboli ynë i përjetshëm i lirisë, i unitetit dhe i aspiratës së pandalshme drejt një të ardhmeje evropiane.

Postimi nga Presidentja OSMANI:
113 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri që bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Sot, kur e ngremë përsëri këtë flamur kuqezi, nderojmë jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe sakrificën e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo që rreh zemra shqiptare.
Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që na udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane.
Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë!
Rroftë flamuri kuqezi!
Rroftë kombi shqiptar!

Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.
Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.
Gëzuar Ditën e Flamurit!
Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!