Mickoski: Vazhdojmë me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për të gjithë ata që janë në tregun e rregulluar
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë faturat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe për të gjithë ata që janë në tregun e rregulluar.
Rregullatori vendos për lartësinë e çmimit të energjisë elektrike. EVN Home është furnizuesi që ka prokurimin publik për tërë vitin e ardhshëm vitin 2026, ndërsa EMV, në përputhje me politikat e qeverisë, dorëzoi sasitë totale që kërkohen sipas prokurimit publik. Edhe pse më parë si Qeveri u kritikuam, si në raportin e BE-së ashtu edhe nga një pjesë e opinionit, se një nga hapat që është pjesë e Planit për rritje, e ai është hapi që parashikon liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për furnizimin e amvisërive.
Ne theksuam qartë se po, atë hap nuk do ta zbatojmë, sepse nëse e zbatojmë, atëherë çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë 62, 65 euro, por do të jetë mbi 100 euro për amvisëritë. Dhe atëherë çmimi i përgjithshëm për amvisëritë do të shtrenjtohej madje për fantastike 50 përqind. Ne thamë se këtë nuk do ta ndërmarrim, me gjithë rrezikun politik që e kemi si Qeveri dhe se do të vazhdojmë më tej ta subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe të gjithë ata konsumatorë që janë në tregun e rregulluar. Cili do të jetë çmimi përfundimtar, atë e përcakton rregullatori, nëse do të shtrenjtohet 3, 4, 5 për qind, apo do të ulet siç ka qenë rasti periudhën e kaluar etj., këtë e përcakton rregullatori pasi të marrë çmimin me të cilin furnizuesi do t’i furnizojë amvisëritë, më pas shpenzimet që i ka distributori, shpenzimet e operatorit të transmetimit dhe së fundi shpenzimet për organizimin e tregut të energjisë elektrike. Kur të gjitha këto kalkulime të jenë bërë, atëherë rregullatori do ta caktojë çmimin përfundimtar që do ta paguajnë qytetarët.
Ndryshe, SHA EMV ka dorëzuar çmim prej 65 euro për megavat-orë, pra 3 euro për megavat-orë më shumë nga sa ishte më parë. Nëse më parë ishte 62, tani është afërsisht 4 për qind më shumë, pra 65 euro për megavat-orë. Por në asnjë mënyrë nuk është mbi 100 euro sa është çmimi i tregut. Diferencën Qeveria vazhdon ta subvencionojë, në mënyrë që të mos ketë shok çmimesh për amvisëritë dhe të gjithë ata që janë në tregun e rregulluar.

