Kasami nga VLORA: E përjetshme qoftë Shqipëria!
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë, njofton AlbaZone Media.
Në këtë ceremoni, e cila shënon Ditën e Flamurit dhe 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u nderua historia, sakrifica dhe uniteti kombëtar.
Postimi nga KASAMI:
Në Vlorë, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Flamurit dhe 113-vjetorit të pavarësisë.
E përjetshme qoftë Shqipëria!
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka uruar qytetarët me rastin e Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke rikujtuar rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe sakrificat e brezave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit shqiptar.
Në urimin e tij, Kasami theksoi se kjo ditë simbolizon ëndrrën e madhe të shumë gjeneratave, të cilët me guxim dhe vizion vendosën themelet e kombit. Ai theksoi se detyra e sotme e institucioneve dhe qytetarëve është të ruajnë dhe të përçojnë këto vlera përmes punës së ndershme, përkushtimit dhe përgjegjësisë ndaj vendit.
“Duke nderuar historinë, le ta marrim atë si udhërrëfyes për të realizuar ëndrrat e kësaj gjenerate dhe të atyre që vijnë,” u shpreh Kasami, duke uruar të gjithë qytetarët:
“Gëzuar Ditën e Flamurit!

