MaqedoniTop Lajme

Ahmeti: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Shpërndaje

Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, i drejtohet shqiptarëve kudo që janë me një mesazh uniteti, përgjegjësie dhe përkushtimi kombëtar.

Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim – të bashkuar në rrugën drejt Europës. Kombi nderohet me vepra, me qëndrueshmëri dhe me përkushtim të përditshëm, në çdo hap që hedhim e në çdo fjalë që themi.

Shqiptarë të dashur, Shqipërisë i qofshim falë!
Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!

Postimi i plotë:

Një komb, një gjuhë, një flamur , një qëndrim, të bashkuar në Europë.
Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi.
Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.
Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me dhe .
Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin europian.
Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.
Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria.
Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!