Zv.Kryeministri Arben Fetai nderon Isa Boletinin në zemër të New York-ut
Zv.Kryeministri Arben Fetai, me ftesë të Kongresmenes amerikane Nicole Malliotakis, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës që mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, në zemër të New York-ut, njofton albazone media.
Postimi nga FETAI:
Me ftesë të Kongresmenes amerikane Nicole Malliotakis, pata nderin e veçantë të marr pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës që tashmë mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, mu në zemër të New York-ut.
Ky është një moment tejet kuptimplotë, një dëshmi e fuqishme e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane dhe një homazh për kontributin e popullit tonë për liri.
Përveçse nderon sakrificën, guximin dhe qëndresën e Isa Boletinit, ky akt bëhet amanet për brezat që vijnë se liria fitohet me gjak, por mbrohet dhe forcohet vetëm me unitet, punë dhe dinjitet.
Respekt dhe mirënjohje të pafund për diasporën tonë të mrekullueshme në Shtetet e Bashkuara, njerëz punëtorë, të ndershëm dhe krenarë që çdo ditë kontribuojnë për vendin që i mirëpriti, duke e mbajtur të gjallë lidhjen e pathyeshme me atdheun. Ju jeni ura jonë më e fortë me Amerikën, dhe ambasadorët më të denjë të kombit tonë.

