Protestat në Bullgari “rrëzojnë” projekbuxhetin/ Tërhiqet qeveria, pritet propozim i ri
Pas protestave masive ne Bullgari, qeveria në Sofje është terhequr nga projekbuxheti i prezantuar për vitin 2026.
Aty parashikohej rritje taksash për individët dhe bizneset, në kohën kur vendi po përgatitet të bashkohet me eurozonën vitin e ardhshem.
Në fakt, një lëvizje e tillë ishte paralajmëruar edhe me herët.
Më 28 nëntor, qeveria tha se ishte duke e menduar tërheqjen e projektbuxhetin të vitit 2026, pas protestave të ngjashme të mbajtura që pas bërjes publike të tij.
Lëvizja e papritur u njoftua nga kreu i partisë në pushtet të qendrës së djathtë GERB, Boyko Borissov, i cili i kërkoi qeverisë të rivendoste dialogun me punëdhënësit dhe sindikatat për të arritur konsensus mbi financat e shtetit.
Një ditë më parë, mbrëmjen e 1 dhjetorit, tubimi paqësor në Sofje u shndërrua në një protestë ku dhuna ishte fjala kryesore, ndërsa dhjetëra mijëra bullgarë dolën në rrugët e kryeqytetit për të protestuar.
Më vonë, tensionet u përshkallëzuan ndërsa grupe të vogla protestuesish u zhvendosën në selinë e partisë kryesore në pushtet dhe filluan të hidhnin karrige në drejtim të ndërtesës apo edhe drejt oficerëve të policisë që i ruanin ato.
Protestuesit i vunë zjarrin kontenjerëvë të mbeturinave, ndërsa sulmuan edhe automjetet e policisë.
Protesta pasqyron shqetësimet e përhapura në lidhje me ndikimin ekonomik të buxhetit të shtetit tek individët dhe bizneset.
Pakënaqësia u nxit gjithashtu nga perceptimi i lartë i korrupsionit në sektorin publik — një problem që prej vitesh e mban Bullgarinë ndër vendet më të korruptuara të BE-së.

