Azir Aliu e mbajti fjalën – 28 specializantë të rinj marrin vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës
Me nderim të veçantë, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot ishte i pranishëm në Spitalin Klinik të Tetovës, ku me kënaqësi mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së vendimeve për punësimin e 28 mjekëve specializantë, njofton albazone media.
“Këta specializantë privatë, të certifikuar në fusha të ndryshme të mjekësisë, do të kontribuojnë në përmirësimin e dukshëm të shërbimeve specialistike në këtë institucion. Punësimi i tyre vjen pas një procesi transparent dhe tërësisht ligjor, që përfshiu konkursin publik, testimet profesionale dhe intervistat përkatëse”, shkruan mes tjerash ministri Aliu.
Postimi i plotë:
Sot në Spitalin Klinik të Tetovës, me kënaqësi të madhe mora pjesë në ndarjen e vendimeve për punësimin e 28 mjekëve specializantë.
Bëhet fjalë për specializantë privatë nga fusha të ndryshme, me ç’rast përmirësohet ndjeshëm shërbimi shëndetësor specialistik në këtë institucion. Specializantët privatë punësohen pas shpalljes së konkursit publik, testimeve të realizuara, intervistave dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.
Në kuadër të përpjekjeve për regjionalizimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e spitaleve klinike dhe të përgjithshme në mbarë shtetin, pikërisht Spitali Klinik i Tetovës është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë.

