MaqedoniTop Lajme

Imami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së

Shpërndaje

Imami i mirënjohur i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kreut të Bashkësisë Islame në vendin tonë, Shaqir Fetai, përcjell TV21. Vizita e tij do të zgjasë nga 4 deri më 8 dhjetor. Nga BFI njoftojnë se besimtarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në aktivitetet dhe namazet ku do të marrë pjesë imami.

Postimi nga BFI:
KRYETARI I BFI-së, REIS UL-ULEMA HFZ. SHAQIR EF. FETAI, PRET NË VIZITË ZYRTARE IMAMIN E QABES SË BEKUAR, DR. MAHIR MUAJKALI
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reis ul-Ulema hfz. Shaqir ef. Fetai, priti sot në një vizitë zyrtare imamin e Qabes së bekuar, Dr. Mahir Muajkali i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite Dr. Fejsal b. Gazi Hifdhi. Vizita u zhvillua në selinë e Rijasetit të BFI-së, në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe me respekt të lartë institucional.
Gjatë pritjes, Reis ul-Ulema Fetai u shoqërua nga muftinjtë e Bashkësisë Fetare Islame, dekani i Fakultetit të shkencave Islame, kryetari i Kuvendit të BFI-së, si dhe drejtorët e sektoreve të Rijasetit.
Të dy palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit, forcimin e lidhjeve në mes të institucioneve fetare dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e edukimit fetar, shërbimeve fetare dhe organizimit institucional. Vizita e Dr. Mahir Muajkalit u vlerësua si një nder i posaçëm dhe një hap i rëndësishëm për shkak se ishte një rast historik që një imam i Qabes së bekuar të vizitojë vendin dhe besimtarët tanë.
Në fund në shenjë falenderimi u shkëmbyen dhurata nga të dy palët.

Njoftimi i BFI-së për axhendën e imamit:

4 Dhjetor
– Namazi i akshamit në Xhaminë e Re (Lagja e Trimave), Kumanovë
– Namazi i jacisë në Xhaminë Tatar Sinan Pasha, Kumanovë

5 Dhjetor
– Namazi i sabahut në Xhaminë e Re, Çair – Shkup
– Namazi i xhumasë në Xhaminë Mustafa Pasha, Shkup
– Namazi i akshamit në Xhaminë e Sahatit, Gostivar
– Namazi i jacisë në Xhaminë e Mahallës, Gostivar

6 Dhjetor
– Namazi i sabahut në Xhaminë Isa Beu, Shkup
– Namazi i akshamit në Xhaminë Eski, Tetovë
– Namazi i jacisë në Xhaminë e Larme, Tetovë

Falja e namazit të Jacisë në xhaminë Sinan Tatar Pasha – Kumanovë