Komuna e Tetovës mban mbledhje komemorative në nder të Shpat Kasapit
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të artistit të njohur tetovar, Shpat Kasapi.
Në një reagim publik, Kasami theksoi se familja Kasapi ka humbur njeriun e tyre më të dashur, ndërsa Tetova ka humbur një artist të madh që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore.
“U bëfsh lule Xhenneti, Shpat. Qyteti ynë sot është më i varfër pa ty”, shkroi Kasami, duke theksuar se për nder të tij është mbajtur mbledhje komemorative ku u kujtua jeta, vepra dhe kontributi i tij në kulturën shqiptare.
Kasami u shprehu mbështetje dhe forcë familjarëve në këtë moment të rëndë, ndërsa publiku tetovar i dha lamtumirën e fundit artistit të dashur.

