Maqedoni

Ish-kryeministrat Gruevski dhe Zaev përplasen për të kaluarën e tyre

Shpërndaje

Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski kanë nisur një betejë online duke drejtuar akuza për qeverisjen e tyre. Ata kanë përmendur pronat e dyshimta në Dubai, lidhjet me Rusinë dhe aferat nga koha e krizës së Kovidit.

Gruevski, i cili ka qenë në arrati për vite me radhë dhe ka azil në Hungari, sulmoi Zaevin dhe ish-Ministrin e Shëndetësisë dhe kreun aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, në një postim të gjatë në Facebook. Sipas tij, të dy “thonë një gjë në shtëpi, bëjnë një tjetër jashtë vendit”.

Ai i kërkoi Filipces të tregonte dokumente që vërtetojnë se ai e mori vizën e artë në Dubai si mjek, dhe jo si partner në kompani të lidhura me Zaevin. Gruevski pretendon se marrja e një vize të tillë kërkon një investim prej të paktën 550,000 dollarësh, një shumë që, sipas tij, Filipce nuk mund ta kishte fituar vetëm nga paga e një mjeku. Gruevski sulmoi gjithashtu Zaevin për lidhje të dyshuara biznesi me kompani ruse, edhe pse ai mbështeti publikisht sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Ndërkohë, Zaev nuk mbeti i sjellshëm. Në postimin e tij në Facebook, ai i tha Gruevskit: “Nikola, je shumë i mërzitur, apo jo?! Mund ta kishe vuajtur dënimin dhe të tregoje dinjitet, në vend që të shkruash epope arratisjeje.” /SHENJA/