MaqedoniTop Lajme

Autostrada Kërçovë-Ohër pritet të përfundojë deri në fillim të vitit 2027

Shpërndaje

Pas 11 vitesh ndërtim, autostrada Kërçovë-Ohër pritet të lëshohet në përdorim të plotë deri në tremujorin e parë të vitit 2027. Aktualisht funksionale janë vetëm 20 kilometra, nga Vrbjani deri në Botun.

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, tha se po punohet intensivisht në segmentet Kërçovë-Bukojçan, Tetovë-Gostivar dhe Prilep-Manastir. Projekti, me gjatësi totale prej 57 km, ka kushtuar mbi 600 milionë euro dhe financohet me kredi nga banka kineze Exim, që shteti duhet ta shlyejë brenda 20 viteve.

Ndërtimi ka hasur probleme, përfshirë 10 rrëshqitje toke, të cilat kërkojnë stabilizim dhe rritje të kornizës së kredisë. Segmentet e mbetura do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026 dhe fillim të vitit 2027. Projekti filloi në 2014 dhe përjetoi ndryshime gjatë viteve për shkak të mospërputhjeve midis projektimit dhe ndërtimit.