Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim presidentin shqiptar, Bajram Begaj.
Postimi nga OSMANI:
Në një takim të ngrohtë të fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. 🇽🇰🫶🇦🇱
Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.

