RajoniTop Lajme

Kurti premton ndërtimin e hekurudhës Prizren-Ferizaj deri drejt Bujanocit

Shpërndaje

Kryetari i LV-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se Ferizaj nuk lëshon pe.

Ai ka thënë se do të fiIIojnë me ndërtimin e hekurudhës Prizren-Ferizaj deri drejt Bujanocit, 1 miliard euro premtim për prodhim dhe industri, dhe 500 milionë euro për Brezovicën që do të ndikojë në lulëzimin nga punësimi dhe zhvillimi edhe për Ferizajn.

“As ne nuk kemi lëshuar pe për Ferizajn. Kemi investuar e ndarë mjete financiare për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, stadiumin e qytetit, spitalin, teatrin, Qendrën Multifunksionale, çerdhe e shkolla dhe investime në energji efikase në objekte publike. Për mandatin e ardhshëm synojmë shtimin e investimeve për Ferizajn dhe kthimin e saj në qendër ku graviton tregtia dhe mundësitë biznesore. Do të fiIIojmë me ndërtimin e hekurudhës Prizren-Ferizaj deri drejt Bujanocit, 1 miliard euro do t’i ndajmë për prodhim dhe industri, dhe 500 milionë euro për Brezovicën që do të ndikojë në lulëzimin nga punësimi dhe zhvillimi edhe për Ferizajn”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.