MaqedoniTop Lajme

Dalje e madhe në zgjedhjet e sotme në Bërvenicë, mbi 52% pak para mbylljes

Shpërndaje

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 18:30 në Komunën e Bërvenicës kanë votuar gjithsej 8.595 qytetarë, apo 52,87 për qind e votuesve të regjistruar.

Në listën zgjedhore janë të regjistruar 16.256 votues, ndërsa të dhënat janë përpunuar për 16.247 prej tyre.

Pjesëmarrja në votime është rritur në krahasim me orët paraprake, ndërsa procesi zgjedhor në Bërvenicë është përcjellë me interesim të madh, për shkak të garës mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

KSHZ REZULTATET