MaqedoniTop Lajme

VLEN hap shtabin në Gostivar, Bejta: Mbi 60 milion euro të keqpërdorura nga Taravari dhe Limani

Shpërndaje

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Gostivar përballë një mase të madhe qytetarësh, ku Nevzat Bejta u rikthye në qendër të vëmendjes me denoncime të forta për zhdukjen e mbi 60 milion eurove nga buxheti komunal dhe me premtime për një ndryshim rrënjësor të qeverisjes lokale, njofton albazone media.

Postimi nga BEJTA:
Sonte, në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe entuziaste, hapëm Shtabin Zgjedhor për Fitoren e Madhe të 11 Janarit në Gostivar.
Në prani të mysafirëve nga Shtabi Qendror i koalicionit VLEN, me në krye kryetarin e shtabit z. Adnan Azizi, si dhe të ministrit të Shëndetësisë, z. Hazir Aliu, nisëm zyrtarisht rrugëtimin drejt ndryshimit të madh për Gostivarin.
Para një numri të madh qytetarësh, shpalosa projektet madhore që e presin Gostivarin në katër vitet e ardhshme:
– hapjen e bulevardit kryesor të qytetit,
– ndërtimin e rrugës alternative që lidh Forinën me Gostivarin, e cila do të shmangë kaosin në rrugën rajonale, sidomos gjatë ardhjes së mërgimtarëve.
Fola hapur për keqpërdorimet e shumta të pushtetit aktual, për investimet e pakta, të realizuara pa standarde evropiane dhe që për një kohë shumë të shkurtër janë rrënuar. Janë me qindra raste të keqpërdorimit të pushtetit lokal nga Arben Taravari dhe Valbon Limani.
I njoftova qytetarët për raste konkrete:
– aty ku në qeverisjen time një metër katror asfalt apo bekatonë kushtonte 13–14 euro, sot kushton 100 deri në 200 euro,
– kompani të afërta me pushtetin kanë marrë qindra mijëra euro, ndërsa puna nuk është kryer siç duhet.
Borxhi i komunës mbi 30 milion euro, inkasimi nga taksat komunale dhe lejet e ndërtimit rreth 27 milion euro për tetë vite, dhe askush nuk di se ku kanë përfunduar këto mjete. Janë mbi 60 milion euro të keqpërdorura, pa asnjë investim kapital serioz për Gostivarin.
Për çdo vit janë shpenzuar rreth 2 milion euro për mbushje gropash dhe rehabilitim rrugësh, por qytetarët nuk shohin asnjë rrugë të rehabilituar.
Me 11 Janar, kësaj keqqeverisjeje do t’i vijë fundi.
Do të rikthehet puna e ndershme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
Sistemi i krimit dhe mafisë urbane do të ndërpritet dhe çdo keqpërdorues do të mbajë përgjegjësi.
Ndjej kënaqësi të veçantë që qytetarët janë aktivizuar masivisht dhe se mërgata po organizohet çdo ditë e më shumë për ndryshimin e madh në Gostivar.
Falënderoj të gjithë të pranishmit në hapjen e shtabit, aktivistët e shumtë të VLEN-it, si dhe kryetaren e zgjedhur të Shtabit Zgjedhor, znj. Bahar Shabani.
Na priftë e mbara deri në Fitoren e Madhe të 11 Janarit!
Gostivari meriton më shumë.