ShowbizTop Lajme

Publikohen pamjet nga momenti i vjedhjes së veturës së Arditit dhe Ilirianës

Shpërndaje

Janë publikuar pamje nga momenti kur persona të panjohur vjedhin veturën e Arditit dhe Ilirianës, ngjarje kjo që ka ndodhur në orët e vona të natës, njfton albazone media.

Siç shihet në pamjet filmike, hajnat i afrohen automjetit dhe brenda pak minutash arrijnë ta vjedhin atë, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku kengëtarët kanë bërë thirrje për ndihmë në identifikimin e autorëve.

Ngjarja është denoncuar edhe pranë organeve kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani nuk ka informacione për identitetin e të dyshuarve apo për gjetjen e veturës së vjedhur.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që posedojnë informacione lidhur me këtë rast t’i paraqesin ato pranë policisë.

Lexo edhe:

Kjo është vetura e vjedhur në Zhelinë e Adrit dhe Ilirianës – Audi A6 me targa 05-601-GN