RajoniTop Lajme

Deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 764 mijë qytetarë

Shpërndaje

Deri në orën 17:00, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës mbi 764 mijë qytetarë, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në gjithsej 948 qendra votimi, me 2.614 vendvotime. Prej tyre, 910 janë qendra të rregullta me 2.557 vendvotime, ndërsa 38 qendra – nga një në secilën komunë – janë të dedikuara për votimin me kusht.

Sipas listës zgjedhore të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë gjithsej 1.999.204 qytetarë në të gjithë vendin.

REZULTAET KËTU

DETAJE:

Numri i votuesve në Listën e Votuesve – 1,999,204
Numri i votuesve që kanë votuar – 764,694
Vendvotimet e procesuara – 2,509 / 2,557 (98,12%)
Pjesëmarrja – 38,25%