Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, Presidenti Begaj uron Kurtin për fitoren: Qytetarët shprehën vullnetin e tyre demokratik
Në një postim në rrjetet sociale Begaj shprehet se qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.
Reagimi i plotë:
Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!
Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.
Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane..

