RajoniTop Lajme

Sinani: Urime Kryeministër Kurti

Shpërndaje

Në mënyrën më të mirë, sot qytetarët e Republikës së Kosovës dëshmuan kulturë të lartë të demokracisë.

Duke parë ngërrçin disa mujor për krijimin e institucioneve, qytetarët e Republikës së Kosovës po e riorientojnë skenën politike të saj.

Mbi frymën e asaj që sot vet qytetarët dhanë porosinë e tyre në kutitë e votimit, unë uroj dhe pres që në afat sa më të shkurtër të krijohen institucionet e Republikës.

Një Kosovë stabile dhe me institucione që vet qytetarët e saj përmes votës kanë zgjedhur, në këtë periudhë shumë të ndieshme është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në Ballkan, e sidomos për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Urime Kryeministër Kurti.