Albin Kurti publikon 10 lajmet më të mira të vitit 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti publikon 10 lajmet më të mira të vitit 2025 për Kosovën, duke theksuar arritjet kryesore në mirëqenie sociale, siguri, zhvillim institucional dhe forcim të pozitës ndërkombëtare të vendit, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur shteti gjatë këtij viti, njofton albazone media.
Postimi nga KURTI:
Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave.
Këto janë top 10 lajmet e mira të vitit 2025:
1️⃣ Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro;
2️⃣ Rritja e pensionit bazik në 150 euro;
3️⃣ Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3;
4️⃣ 4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së;
5️⃣ Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura;
6️⃣ Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve;
7️⃣ Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018;
8️⃣ Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë;
9️⃣ Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë;
1️⃣0️⃣ Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti.

