MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Daci

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Daci, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm akademik dhe politik.

Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit.
Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe!