Tetovë dhe Gostivar: Arrestime masive për shitje të mjeteve piroteknike
Gjatë periudhës nga ora 16:30 deri në 22:00 më 31.12.2025, policia ka arrestuar disa persona në Tetovë dhe Gostivar për shitje të paligjshme të mjeteve piroteknike.
Njoftimi nga MPB:
Privohen nga liria shtatë persona në Tetovë dhe në Gostivar, u kapën gjatë shitjes së mjeteve piroteknike, vijon kallëzimi
Më 31.12.2025, në periudhën ndërmjet orës 16:30 dhe 22:00, nëpunës policorë nga SPB Tetovë në Sheshin e Qytetit të Tetovës i privuan nga liria B.A. (50) nga Tetova, H.M. (55) nga f. Çellopek dhe Xh.D. (22) nga f. Sellcë. Ndërsa, në Sheshin e Qytetit të Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria S.H. (41), M.H. (44), B.H. (53) dhe Xh.N. (36), të gjithë nga Gostivari. Ata u gjetën duke shitur mjete piroteknike dhe u ishte gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe e mjeteve piroteknike. Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

