I rrethuar nga zyrtarë amerikanë, VIDEO e re e Maduros me papuqe në paraburgim
Udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro është dërguar në një burg federal në Brooklyn, pasi më herët ishte transportuar me helikopter në Manhattan.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe pamje nga momenti i transferimit të Maduros drejt institucionit të vuajtjes së dënimit, nën shoqërimin e forcave të policisë.
Sipas medias amerikane, masat e sigurisë gjatë operacionit kanë qenë të larta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi procedurat ligjore që do të pasojnë.
Kujtojmë se operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në territorin venezuelian.
Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin drejtimin e Venezuelës pas kapjes së Nicolás Maduro-s. Ai theksoi se administrata amerikane do të menaxhojë vendin “deri në momentin kur të mund të sigurohet një tranzicion i sigurt, i drejtë dhe i matur”.
Ndërsa nga Venezuela ka zhvillime të tjera pasi Gjykata Supreme ia dha drejtimin e vendit, zëvendëses së Maduros, Delcy Rodriguez-it.

