RajoniTop Lajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikës së Kosovës

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se është subjekti më i votuar në historinë e Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së.

Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikës së Kosovës.
486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati.
Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!